Nga Shqipëria / E Martë 7 Shtator 2021, 18:06

Gjendet i vdekur në shtëpi aktori i njohur

Është gjetur i vdekur në apartamentin e tij aktori 54-vjeçar Michael Williams, i njohur për rolet e tij në në “The Wire” dhe “Love Country”. Dyshohet se aktori i famshëm ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës.

Një burim tha për “The New York Post” se ai u gjet pa ndjenja në apartamentin e tij në Brooklyn nga nipi i tij. Lajmin e trishtë e konfirmoi më pas edhe përfaqësuesja e tij, Marianna Shafran:

 “Me pikëllim të thellë familja njofton vdekjen e aktorit të nominuar për Emmy, Michael Kenneth Williams”.

54-vjeçari la pas një djalë, Elijah.