Nga Shqipëria / E Martë 7 Shtator 2021, 18:06

25 të ftuar futen brenda në dasmë me të njëjtën certifikatë vaksinimi

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Greqi. 25 persona kanë shkuar në një dasmë në Kretë me të njëjtën certifikatë vaksinimi. Festa u zhvillua një ditë më parë në një fshat të Messara dhe u zbulua se të paktën 25 nga mysafirët që ishin ambiente e mbyllua në dasmë, hynë duke përdorur vetëm një certifikatë vaksinimi.

Fillimisht në dasmë hyri një burrë që e kishe ligjërisht certifikatën e vaksinimit ndërsa më pas u kujdes që kjo certifikatë të kalonte edhe tek miqtë e tij. 

Sigurisht, personat për ruajtjen tek dera kanë një përgjegjësi pasi nuk e kanë vërejtur se gjatë “skanimit” të dokumentit, i njëjti emër shfaqet gjithmonë.