Nga Shqipëria / E Martë 7 Shtator 2021, 18:06

Talebanët shpallin qeverinë e përkohshme në Afganistan

Talebanët kanë shpallur një qeveri të përkohshme për të drejtuar Afganistanin. Qeveria do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre dhe me një militant të kërkuar nga FBI si ministër i Brendshëm.

Qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, me bashkëthemeluesin e talebanëve Mullah Abdul Ghani Baradar, u tha një zëdhënës gazetarëve të huaj. Abdul Ghani Baradar do të jetë nënkryetar dhe Sirajuddin Haqqani është emëruar si ministër i Brendshëm.

“Ne e dimë që njerëzit e vendit tonë kanë pritur për një qeveri të re,” shtoi zëdhënësi Zabihullah Mujahid.