Nga Shqipëria / E Martë 7 Shtator 2021, 15:03

Pogradec/ Policia bllokon furgonin me emigrantë, ata shkelmojnë derën dhe vrapojnë në qytet

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mesditën e sotme në mes të Pogradecit ku një numër i madh emigrantësh të paligjshëm shpërthyen derën e furgonit të bllokuar nga policia për t’u larguar më pas me vrap në rrugët e qytetit.

Bëhet fjalë për rreth 20 emigrantë të paligjshëm që fillimisht janë bllokuar brenda një furgoni në rrugët e Pogradecit, por ndërkohë që efektivët prisnin përforcime, ata kanë shkelmuar derën nga brenda duke u larguar me vrap. Një pjesë e tyre, rreth 15 janë kapur nga policia, kurse të tjerë gjenden ende të shpërndarë nëpër qytet.