Nga Shqipëria / E Martë 7 Shtator 2021, 10:10

U ribashkua me burrin pas tradhtisë, këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të dytë

Cardi B është bërë sërish nënë. Këngëtarja dhe reperi i famshëm Offset, mirëpritën në jetë një djalë. Lajmin e bëri të ditur vetë Cardi B e cila ndau foto nga spitali me të porsalindurin dhe partnerin.

Cardi tregon se djali erdhi në jetë dy ditë më parë, por çifti vendosën ta ndajnë lajmin e bukur sot.

Kujtojmë se këngëtarja e dha lajmin se do të bëhej nënë për herë të dytë në “BET Awards 2021”, ku u shfaq me barkun e rrumbullakosur.

Cardi dhe Offset kanë edhe një vajzë me emrin Kulture.

Çifti një vit më parë pësoi krizë në martesë pas tradhtisë së reperit, por më pas u ribashkuan.