Eugena Tomini ishte së fundmi e ftuar në edicionin e lajmeve në ABC, ku foli rreth masave të reja anti-Covid. Ajo tha se me shtimin e infektimeve lindi nevoja e ndryshimit të masave, pasi sipas saj një orë më shumë mbyllur kufizon më tepër përhapjen e Koronavirusit.
"Vlerësimi i masave ka qenë dinamik. Ndërsa për sezonin veror ka insistuar në respektim të distancimit fizik dhe masave të thjeshta. Ishin elementë të domosdoshëm. Dhe duhet edhe tani. Ndaj është e rëndësishme.
6 muaj të kalimit të Covid që nga momenti i shërimit. Apo karantinimi 10 ditë. Është vendosur mbi bazën e ekspertëve. Ndaj mbi bazën e studimeve dhe mesataren e kalimit të sëmundjes edhe në nivelin e karantinimit. Delta ka inkubacion më të shkurtër dhe parashikuam 10 ditë karantinë dhe për ata që janë shëruar vërtetim për 6 muaj.
Ora policore, marrja e një orë dhe shtimi i një ore policore është avantazh në minimizim e kontakteve të ngushte. Në këtë orë kemi frekuentim më të madhe në këto orë. Dhe do kemi komunikim më të afërt me përdorimin e alkoolit apo muzikës që do afrohemi më shumë me njëri tjetrin. Favorizojnë kontakte të ngushta", është shprehur Tomini.
Burimi: "Abc News"
