Aktorja e njohur, Louisa Lytton dhe partneri i saj, Ben Bhanvra janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Louisa, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet dora e saj, dora e të fejuarit dhe dora e bebit. “Dhe pastaj u bëmë tre. Mirë se vjen në botë, ne jemi krejtësisht të pushtuar nga dashuria”, ka shkruar aktorja krahas fotove.




