Nga Shqipëria / E Hënë 6 Shtator 2021, 13:01

Do të kemi dasmë së shpejti? Eni Koçi habit me deklaratën

Eni Koçi ka bërë së fundmi një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku mes të tjerash ka folur dhe rreth historisë së dashurisë me Genc Prevlukajn.

E pyetur nëse do të bëjë dasmë, Eni ka treguar se të gjitha ceremonitë simbolike i kanë bërë vetëm me familjet. Për këtë arsye, ajo beson se nuk do të bëjë dasmë.

“Nuk besoj që do bëj dasëm. Çdo ceremoni simbolike e kemi bërë vetëm me familjet tona”, ka shkruar Eni.