Nga Shqipëria / E Diel 5 Shtator 2021, 23:11

Sa është rritur, vajza e Alketës është bërë zonjushë

Alketa Vejsiu është shumë aktive në rrjete sociale, por postimet e saj janë vetëm për punën apo udhëtimet. Se jetën private moderatorja e ruan hermetike dhe ja tek-tuk ndonjëherë poston foto si kjo e sotmja.

Alketa ka udhëtuar drejt Londrës dhe vajza e saj, Nicol e ka shoqëruar.

Moderatorja postoi një foto të Nicol, ku sërish i fshehu fytyrën, por mjaftoi për të na treguar se koha ka kaluar shpejt dhe ajo është rritur.