Nga Shqipëria / E Diel 5 Shtator 2021, 21:09

Nuk e fitoi betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare këngëtarja e njohur

Ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë këngëtarja e njohur britanike, Sarah Harding. Lajmin e bëri të ditur nëna e Sarah nëpërmjet një postimi në Instagram.

Këngëtarja ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare një vit pasi ishte diagnostikuar me kancer të gjirit.

“Ajo u largua në mënyrë paqësore këtë mëngjes. Dua të falenderoj të gjithë për mbështetjen e tyre gjatë vitit të kaluar. Kjo ishte bota për Sarën dhe i dha asaj forcë dhe ngushëllim të madh duke ditur se ishte e dashur. E di që ajo nuk do të mbahet mend për luftën ndaj kësaj sëmundjeje të tmerrshme, ajo ishte një yll i ndritshëm dhe shpresoj se kështu do të mbahet mend.”, shkroi nëna e saj.
Artistja ka qenë pjesë e grupit të njohur “Girls Aloud”, që u krijua në vitin 2002 por u nda në vitin 2013.