Nga Shqipëria / E Diel 5 Shtator 2021, 18:06

Orët që do të godasë moti i keq në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik grek ka publikuar hartën me zonat që pritet që të goditen nga moti i keq dhe në orët në vijim në një pjesë të territorit të Shqipërisë pritet që të ketë përkeqësim të kushteve atmosferike të motit.

Kushtet e paqëndrueshme do të përfshijnë zonën e Shqipërisë së mesme në orët e mbrëmjes në zonat malore, por gjatë natës do të ketë ulje të intensitetit.

Stuhitë do të jenë të izoluara, të shoqëruara me një erë të lehtë. Të njëjtat kushte atmosferike do të karakterizojnë edhe fillimin e javës që vjen.