Nga Shqipëria / E Diel 5 Shtator 2021, 16:04

Komiteti Ekspertëve vë kusht për hyrjen në Shqipëri: Duhet të keni një ndër këto dokumente

Asnjë shtetas shqiptar apo i huaj nuk do të hyjë në Shqipëri pa vërtetuar se nuk është i infektuar me Koronavirus, nisur nga mesnata e të dielës.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur se ata që do të hyjnë në vendin tonë duhet të jenë të pajisur me një nga këto dokumente:

1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

2.Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.

3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Këtyre rregullave nuk do t’ju shpëtojnë edhe ato që vendin tonë do ta kenë transit dhe që janë mbi 6 vjeç. Nga ana tjetër për personat rezident në Shqipëri, mungesa e këtyre dokumenteve do t’ju kushtojë vetëizolimin për 10 ditë.

Ndryshe nga sa jemi mësuar në godinën e aeroportit nuk do të ketë më familjarë, por vetëm udhëtaret të cilët duhet të jenë të pajisur me maskë.

Burimi: "Tv Klan"