Nga Shqipëria / E Diel 5 Shtator 2021, 12:12

E rëndë në Kosovë/ Foshnja 3-javëshe humb jetën nga Koronavirusi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë. Një foshnje vetëm 3-javëshe ka humbur jetën si pasojë e Koronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar për “Express” drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrie Ismaili.

“Foshnja ka qenë me COVID. Ajo lindi më 13 gusht në Ferizaj dhe me 29 gusht u pranua në Klinikë. Ajo erdhi në gjendje të rëndë. Prej momentit të parë ka qenë në gjendje të rëndë me gjitha përpjekjet që i kemi bërë”, ka thënë Ismaili.

Mësohet se foshnja ishte infektuar me Covid nga familjarët e saj.