Ndryshe nga konkurrentët e tjerë të “Përputhen”, pas përfundimit të programit, Elvisin nuk e kemi parë të përfshirë në botën e televizionit. Megjithatë, nuk kanë munguar pyetjet nëse ai do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”.

Teksa ka realizuar një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, Elvisi i ka dhënë fund kësaj enigme. Ai ka treguar se jo, pasi nuk i plotëson kriteret e televizionit.

“Jo. Nuk i plotësoj kriteret e televizionit unë. Mesa duket”, është përgjigjur Loco.





