Nga Shqipëria / E Diel 5 Shtator 2021, 09:09

I kërkojnë të kthehet me Gilbertën, por Iliri e paska ndarë mendjen

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Ilir Lara ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale, ku pyetjet rreth Gilbertës nuk kanë munguar.

Teksa ai ka pyetur “Çfarë mund të bëj për ju?”, një ndër ndjekësit i ka kërkuar të bashkohet me Gilbertën. Mirëpo, Iliri ka treguar se kjo nuk është e mundur, për shkak të disa arsyeve madhore.

“Për arsye të (arsye madhore), janë disa gjëra që nuk i bëj dot. Një nga ato është edhe kjo…! Të lutem, ndrysho kërkesën!”, është përgjigjur ai.