Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Shtator 2021, 19:07

Dy muaj pas lindjes, Eni Vasili rikthehet në ekran dhe flet për binjaket

Në muajin Korrik, Eni Vasili u bë nënë duke sjellë në jetë dy vajza binjake. Eni dhe bashkëshorti i saj i pagëzuan vajzat me emrat Nikol dhe Sofi. Ndonëse bebushet janë vetëm 2 muajshe, kjo nuk e ka penguar Enin t'i rikthehet ekranit.

Ditën e djeshme rifilloi transmetimin emisioni "Open" dhe moderatorja nuk mungoi. Ajo ka marrë përgëzime të shumta nga ndjekësit, të cilët e konsiderojnë një grua të fortë dhe të palodhur.

"Të lumtë për forcën që ke! Edhe me dy bebushet e vogla ti vazhdon televizionin", i ka shkruar dikush.

Eni i është përgjigjur duke thënë se fëmijët janë bekim dhe jo pengesë.

“Fëmijët janë bekim, jo pengesë. Frymëzimi dhe forca, vjen prej tyre. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar ajo.