Kantautori i njohur shqiptar, Riza Dolaku është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare në Prishtinë. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.

Lajmin e ka bërë të ditur këngëtari Ramadan Krasniqi, me anë të një postimi në rrjete sociale. "Pusho i qetë Riza Dolaku!
Faleminderit për këngët, bashkëpunimet dhe muzikën e bukur! Të fala Hivziut! Me pikëllim; Dani", ka shkuar ai.
