Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Shtator 2021, 18:06

10 postimet më interesante të VIP-ave që keni humbur këtë javë

Nëse keni qenë të zënë për të kontrolluar postimet më të reja në Instagram, “Xing.al” po iu tregon se çfarë keni humbur gjatë javës:

1. Marina Vjollca

Të martën, Marina publikoi një foto me rrobabanjo nga ishulli Sejshell. Ajo u shfaq e veshur me rozë, ndërkohë që në kokë kishte vendosur një lule të së njëjtës ngjyrë. Këto detaje u morën si konfirmim që Marina është në pritje të një bebusheje.

2. Enca

Po të martën, Enca tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, teksa thumboi publikisht Loredanën. Kjo e fundit publikoi disa foto nga jugu i Shqipërisë, por vendosi si lokacion ishullin Mykonos që ndodhet në Greqi. Për ta thumbuar, Enca postoi në rrjete sociale foto nga liqeni i Pogradecit, krahas së cilave shkroi: "Brazil. Ç’Brazil leshi, ku ka si Pogradeci!". Në një tjetër postim, këngëtarja vazhdoi me thumbat. “Në liqenin e Mykonos. Se u ngatërrova”.

3. Adriana Matoshi

Aktorja u surprizua me një darkë romantike të mërkurën dhe fotot në rrjete sociale nuk munguan. Adriana u shpreh e lumtur që ka një partner si futbollisti afrikan, Keith, i cili është për të një dhuratë nga Zoti.

4. Elvana Gjata

Të mërkurën, Elvana publikoi në rrjete sociale një video nga një performancë live. Teksa po këndonte “A po vjen”, ajo u ngatërrua me tekstin dhe ndaloi. “Ah ta marrtë dreqi! Ta marrtë dreqi me këtë strofën e dytë. Edhe një herë, më falni”, tha këngëtarja e nervozuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

5. Rudina Magjistari

Pak para rikthimit në ekran, Rudina bëri një ndryshim të papritur në pamje. Të mërkurën, ajo publikoi në rrjete sociale një foto ku shfaqej me flokët bjonde platin.

6. Rudina Dembacaj

E përfolur për shtatzëni, Rudina i hodhi poshtë të gjitha aludimet ditën e enjte. Ajo publikoi në rrjete sociale foto duke treguar barkun e sheshtë.

7. Luana Vjollca

Të enjten, Luana Vjollca festoi 30 vjetorin e lindjes. Moderatorja ndau me ndjekësit në rrjete sociale disa foto ku shfaqej e rrethuar nga buqeta të shumta lulesh.

8. Kleoniki Delijorgji

Po të enjten, modelja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një foto të publikuar në Instagram. Ajo shfaqej nudo në mes të shkretëtirës.

9. Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj u kthye në bjonde të premten. Këngëtarja publikoi në rrjete sociale foto ku shfaqej e veshur me bikini rozë dhe nuk njihej me pamjen e re.

10. Arbenita Ismajli

Arbenita nisi pushimet me Feron dhe vajzën e tyre të premten. Ajo nuk i kurseu fotot në rrjete sociale dhe me njërën prej tyre i la të gjithë gojëhapur. Modelja pozoi e veshur me rrobabanjo, duke treguar format perfekte edhe pas lindjes.