Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Shtator 2021, 16:04

Moderatorja shqiptare bën deklaratën e papritur, tregon si e ngacmoi futbollisti i Barcelonës

Moderatorja e sportit Elmira Sadrija është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në mediat rozë. Madje siç tregon ajo për ATV, shkrimet në media kanë bërë që të tërheqë edhe vëmendjen e një futbollisti të Barcelonës.

“Ngacmimi i fundit ka qenë në shtator të vitit të kaluar, kur unë kam arritur të bëhem lajm në Ballkan dhe pak më gjerë që nuk e kam kuptuar përse. Përmes folloëers në Instagram, kam pa që kam qenë në top lajmet në Kroaci, Bosnjë, Serbi, Mal të Zi, edhe kjo ka pasur të bëjë me një futbollist të Barcelonës”, u shpreh Elmira.