Mjeshtri i Madh i humorit shkodran, Paulin Preka është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, e cila i ka marrë jetën.

Preka ka ndërruar jetë në Itali, ku jetonte me familjen e tij. Në karrierën e tij artistike, ai luajti role të karaktereve të ndryshme në llojet e shkurtra të humorit, si komedi me një dhe disa akte, skeçe, dialogë, monologë apo parodi.

Ai është vlerësuar me titullin “Artist i merituar”. Aktrimi i tij spikati posaçërisht në mishërimin e personazheve pozitive, ku ai ishte i hijshëm, i natyrshëm dhe fin në skenë.
Burimi: "Abc News"
