Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë. Ditët e fundit të shtatzënisë moderatorja i kaloi në Seychelles ku postoi edhe foto me barkun e rrumbullakosur me rrobabanjo.

Pas Seychelles, moderatorja ka shkuar në Itali. Por përmes postimeve ka treguar se nuk ndodhet atje me pushime, por për punë.

Marina ka qenë në zyrat e Elisabetta Frenchit me të cilën po punon për një projekt të ri.


Shumë shpejt Marina do të rikthehet në ekran edhe si moderatore e "Klanifornias".

Gjithashtu thuhet se Marina e Geti do ta quajnë vajzën Marget, bashkim i emrave të tyre.





