Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Shtator 2021, 10:10

Kosovë/ Humb jetën nga Covid 28-vjeçarja shtatzënë

Një 28-vjeçare shtatzënë nga Vushtrria ka humbur jetën pas infektimit me COVID-19. Bëhet fjalë për Liberta Selacin, me profesion grimere.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar për Gazetën Express doktoresha e Mjekimit Intenziv, Agreta Gecaj-Gashi.

Për ndarjen e saj nga jeta kanë njoftuar edhe familjarët. Ata bëjnë të ditur në rrjetet sociale se varrimi bëhet sot në varrezat e fshatit në prezencë të familjarëve të ngushtë.