Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Shtator 2021, 09:09

Shqiptari në Greqi rreh brutalisht gruan, gjendet mes pellgut të gjakut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kalkidë të Greqisë. Një 54-vjeçar me origjinë shqiptare goditi dhe plagosi rëndë gruan pas një sherri në familje. Mediat greke shkruajnë se episodi i dhunës në familje ndodhi në një apartament në katin e dytë të një pallati.

Ishin fqinjët ata që dëgjuan zhurmën dhe thirrën menjëherë policinë. Efektivët nxituan duke hyrë në katin e dytë të apartamentit, ndërsa gruan e gjetën në dysheme, të plagosur rëndë në kokë, e rrethuar nga një pellg gjaku.

Policia arrestoi menjëherë 54-vjeçarin ndërsa ruaja është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.