Nga Shqipëria / E Premte 3 Shtator 2021, 18:06

Vlorë/ 25-vjeçarja rrëzohet nga anija turistike dhe humb jetën

Një vajzë 25-vjeçare ka gjetur vdekjen në ujërat e brigjeve të Vlorës. Ajo është rrëzuar nga anija turistike në të cilën po udhëtonte dhe ka rënë në ujë. Si rrjedhojë vajza ka humbur jetën.

Policia ka arrestuar A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë i cili ishte i punësuar në anijen turistike dhe akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Burimi: "Abc News"