Nga Shqipëria / E Premte 3 Shtator 2021, 16:04

‘Është fytyra ime dhe vdes për të’, Rozana Radi nxjerr foton pa asnjë editim

Këngëtarja Rozana Radi ka publikuar në rrjete sociale një selfie, për të cilën e kanë akuzuar për përdorimin e FaceApp. Kjo ka bërë që ajo të reagojë dhe të tregojë foton origjinale, pa asnjë editim.

Rozana është shprehur se vdes për fytyrën e saj, pasi i ka ngjarë babit. Ajo ka shtuar se nuk i detyrohet askujt një shpjegim. 

“Postova mbreme kete foto dhe e editova ne pastrimin e fytyres. Me akuzoj nje grua per Face App! Shpjegova qe kam patur keta sy kete buze dhe kete hund qe ne lindje. Po e ripostoj pa editim per vete sepse nuk jam e detyruar t'i jap shpjegime askujt. S'me plas fare po fare te fshi cdo grua burre vajze djale qe hyn ne insta tim si kujdesare dhe me tregon si te jetoj jeten me editim pa editim jeten time. Eshte fytyra ime dhe une vdes per te sepse i kam ngjare babit tim qe ishte per mua me i mire ne bote. Ketu e mbyllim diskutimin. S'dua as komplimenta, faleminderit!”, ka shkruar Rozana.