Nga Shqipëria / E Premte 3 Shtator 2021, 16:04

Këngëtarja zvogëlon gjoksin, por i ndodh e papritura pas disa muajsh

Një vajzë e re, 24 vjeç, me profesion këngëtare ka shpenzuar 10 mijë dollarë për të zvogëluar gjoksin por u trondit nga ajo që i ndodhi disa muaj më vonë. Bethanie Lyon nga Los Angeles tregon për "The Sun" se vendosi të zvogëlonte gjoksin pasi vuante prej vitesh nga dhimbjet e shpinës dhe rrobat nuk i përshtateshin.

24-vjeçarja pas operacionit ishte e kënaqur me rezultatin por brenda tre muajsh ajo thotë se vuri re se gjoksi filloi t’i rritej përsëri. Vetëm nëntë muaj pas operacionit, këngëtarja pretendon se gjoksi ishte kthyer pothuajse në të njëjtën madhësi si më parë.

1 muaj pas operacionit

“Kam pasur gjithmonë turp nga madhësia e gjoksit tim. Njerëzit komentonin vazhdimisht. Gjoksi më rëndonte dhe nuk mund të vishesha gjithmonë si desha. Kur vendosa ta bëja operacion, doktori më tha se jam më sensitive fizikisht sesa shumica e njerëzve. Më dhanë ilaçe sepse kisha shumë dhimbje. Por tre muaj pas operacionit vura re se reduktimi nuk ishte përgjithmonë. Pas 9 muajsh gjoksi mu rikthye në masën që e kisha”, tregoi ajo.

7 muaj pas operacionit

Bethanie beson se gjoksi i saj u rrit përsëri sepse ajo ka një tiroide joaktive (hipotiroidizëm), për të cilën merr ilaçe. Gjëndra tiroide prodhon hormone që kanë një efekt në të gjithë trupin, përfshirë peshën, metabolizmin dhe sistemin riprodhues. Indet e gjirit dhe rritja e përgjithshme e trupit ndikohen kryesisht nga hormonet.

Përveç kësaj, procedura e zvogëlimit të gjirit heq një pjesë të indeve të gjëndrave, por pjesa e mbetur mund të zmadhohet pas operacionit për shkak të shtatzënisë, ushqyerjes me gji, ilaçeve ose ndryshimeve të tjera hormonale.

"Kjo gjendje hipotiroidizmi me të vërtetë ngatërron hormonet e mia, kështu që është shumë e mundur që ato të rriten përsëri për shkak të tiroides sime", tha Bethanie.

"Gjenetika ime mund të ketë luajtur një rol në të, sepse gratë e familjes sime natyrisht kanë gjoks të madh, kështu që trupi im mund të ketë menduar se po bën atë që duhej të bënte duke i rritur ato përsëri"

Dy vjet nga operacioni i saj, Bethanie thotë se ajo ka mësuar se si ta pranojë trupin e saj ashtu siç është.