Beatrix Ramosaj ka kaq kohë që po mendonte të bënte një ndryshim në pamje e shpeshherë pyeste fansat në Instastory. Dhe duket se sot e ka marrë vendimin duke u kthyer në bjonde.

Këngëtarja ka postuar disa foto e veshur me bikini rozë, trupi i duket në super formë, por gati nuk njihet nga pamja e re me flokët bjondë.

"Flokë të reja, kush është kjo", shkruan Beatrix krah fotove ku duket si Barbie e ka marrë komplimenta të shumta.






