Një suedez banues në Sarande ka rënë në prangat e policisë, pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij. Policia njofton se i arrestuari është një 33-vjeçar. Ka qenë bashkëjtuesja e tij që është ankuar në polici për dhunën e ushtruar duke bërë që i riu të arrestohet.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit suedez S. L., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij”, bën me dije policia e Sarandës.
