Në Greqi janë konfirmuar rastet e para me variantin e ri të koronavirusit “Mu”. Mediat në vend raportojnë se gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë për këtë mutacion.
Ndërsa, përhapja e variantit Delta është pothuajse absolute pasi gjendet në 96.72% të shtameve të reja. EODY njoftoi sot se nga 921 mostra me interes të veçantë, të identifikuar në periudhën 07 korrik 2021 deri më 24 gusht 2021, 899 lidhen me Deltan dhe 22 të tjera lidhen me variantin Alpha.
Burimi: abc
