Nga Shqipëria / E Enjte 2 Shtator 2021, 21:09

E fundit/ Mbërrijnë në Rinas mbi 30 mijë vaksina Pfizer

Mbrëmjen e sotme në Rinas kanë mbërritur 31,590 doza të vaksinës Pfizer. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjete sociale.

"31,590 doza të vaksinës Pfizer mbërritën pak minuta më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në mbi 1 milion e 950 mijë numrin e vaksinave anticovid të mbërritura në Shqipëri. Vaksinohuni, vaksinohuni! Qendrat shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqëndruar janë të hapura çdo ditë, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet pa kufizim, mjafton karta e identitetit”, ka shkruar ajo.