Kryeministri Rama ka publikuar emrat e personave që do të qeverisin Shqipërinë gjatë kësaj legjislature duke bërë disa ndryshime të rendësishme në kabinet. Kryeministri ka njoftuar emrin e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, e cila do të zëvendësojë Gramoz Ruçin.
Rama ka hequr Erjon Braçen nga qeveria duke vendosur në vend të tij Arben Ahmetajn, i cili do të vijojë të jetë përgjegjës për rindërtimin nga tërmeti.
Hyrje e re në qeveri është Ulsi Manja, si ministër Drejtësie. Ai ka drejtuar më herët Komisionin e Ligjeve në Kuvend. Peleshi dhe Olta Xhaçka mbeten në detyrat e mëparshme, tek Ministria e Jashtme dhe tek ajo e Mbrojtjes. Çuçi po ashtu mbetet ministër i Brendshëm, ndërsa hyrje e re është Delinda Ibrahimi në krye të Ministrisë së Financave. Ibrahimi është aktualisht Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve.
