Nga Shqipëria / E Enjte 2 Shtator 2021, 09:09

Porsche bëhet copë, vdes në aksident reperi i famshëm

Ka vdekur pas një aksidenti automobilistik në Vouliagmeni, Atikë reperi i njohur me origjinë greke i lindur në New York, Mad Clip. Reperi 34 vjeç është përplasur teksa po udhëtonte me makinën e tij Porsche.

Mediat fqinje raportojnë se shërbimet zjarrfikëse u përpoqën me orë të tëra për të nxjerrë trupin nga automjeti. Makina Porsche që po ngiste, devijoi nga rruga dhe u përplas në një shtyllë.Përplasja ishte tepër e fortë, pasi mjeti thuajse u shkatërrua plotësisht dhe grupit të hetimit iu desh kohë të zbulonte që viktima ishte reperi, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos.

Në vendin e aksidentit u mblodhën shumë fansa të reperit.

Mad Clip po kthehej në shtëpi nga një dasmë ku kishte marrë pjesë.