Nga Shqipëria / E Enjte 2 Shtator 2021, 01:01

Ndodh për herë të parë, Mbretëresha Elizabeth ka një kërkesë të veçantë për Ronaldon

Mbretëresha Elizabeth duket se është një fanse e Cristiano Ronaldos. Sipas mediave angleze, mbretëresha kërkoi fanellën e “Djajve të Kuq” të Manchester United me autografin e sulmuesit.

Ronaldo do të bëhet personi i parë nga i cili mbretëresha kërkon një autograf.

Sulmuesi portugez shënoi një dygolësh në ndjeshjen e fundit duke i dhënë fitoren 2-1 kombëtares së tij përballë Irlandës, sfidë e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të Katarit 2022. Në minutën e 15 ai humbi një penallti. Irlanda shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë, por në të dytën kapiteni bëri autokritikë.

Golat e tij në minuta 89 dhe 90+6 i dhanë tre pikë shumë të rëndësishme Portugalisë dhe konfirmuan portugezin si lojtari me më shumë gola në histori me kombëtaren, duke shkuar 111 me Portugalinë dhe parakaluar Ali Daei, 109.