Afganët e strehuar te Qytet Studenti janë larguar pasditen e sotme. "Abc News" raporton se ata janë zhvendosur në qytetin e Lezhës, konkretisht në zonën e Shëngjinit. Afganët janë strehuar në struktura hotelerie.
Ndërkohë, mësohet se në “Qytet Studenti” afganët akomodohen, derisa plotësojnë dokumentet për mbrojtjen e përkohshme.
