Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Shtator 2021, 21:09

E rëndë/ 15-vjeçarja humb jetën nga Koronavirusi

Një vajzë 15-vjeçare nga Tetova ka humbur jetën si pasojë e komplikacioneve nga Koronavirusi. Ajo është viktima më e re në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet Shëndetësore kanë bërë me dije se vajza është dërguar në gjendje shumë të rëndë në spitalin e Tetovës, ku është trajtuar për dy ditë.

“Bëhet fjalë për një paciente, e cila nuk ishte vaksinuar dhe për të cilen nuk kemi detaje nga të dhënat që kemi marrë nga babai i saj, nëse ajo vuante nga sëmundje të tjera kronike. Por, është një vajzë që kishte mbipeshë, gjë që bart rrezikun e sëmundjeve të komplikuara dhe të rënda”, tha Millena Stevanoviq, drejtore e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive në Shkup.

Burimi: "ABC News"