Përgjatë ditëve të fundit kudo në rrjet është përfolur se Nora dhe Roberti po i japin njëri-tjetrit një mundësi të dytë, dy vite pas ndarjes. Dyshja udhëtuan për në Bodrum të Turqisë, bashkë me vajzën e tyre Renee dhe kjo i shtoi akoma më shumë dyshimet.

Mirëpo, duket se kjo nuk është e vërtetë. Mes Norës dhe Robertit nuk ka më shumë se miqësi dhe respekt. Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja, me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Nuk e di sa është e rrugës të sqarohem për herën e 100’të, por në fakt më shumë më shqetëson mendësia sesa shkrimet për raportet tona me Robertin. E kam thënë, do ta them dhe do vazhdoj të mbroj kauzën që pas çdo ndarje kur fëmijët janë në mes, lumturia e tyre është primare (hiq anash inatet ballkanike, thashethemet dhe paragjykimet)…Unë do vazhdoj të kaloj kohë me babin e Renee’s përderisa ajo është e lumtur, ndërsa në raportet tona personale s’ka ndryshuar asgjë përveç një miqësie korrekte…”, ka shkruar Nora.





