Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Shtator 2021, 19:07

Refuzoi të martohej me kushëririn, e bukura e Baghdadit vritet nga familjarët brutalisht

E cilësuar si "E bukura e Baghdadit" Nourzan Al-Shammari është vrarë për vdekje me thikë në një rrugë plot me njerëz, pasi raportohet se refuzoi të martohej me kushëririn e saj, martesë që prindërit kishin rënë dakord.

Pamjet e krimit të tmerrshëm u shpërndanë në mediat sociale duke shkaktuar zemërim në Irak.

Nourzan po kthehej në shtëpi nga puna, kur u vra në mes të ditës nga tre persona që mbanin në dorë thika.

Sipas mediave lokale, ajo u vra për të ashtuquajturën "vrasje për nder" për refuzimin e martesës.