Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5,724 testime janë konfirmuar 982 raste të reja me Koronavirus.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 275 raste në Tiranë, 102 raste në Shkodër, 73 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 51 raste në Vlorë, 38 raste në Lushnje, Elbasan, 33 raste në Lezhë, 29 raste në Kavajë, 27 raste në Kurbin, 26 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Berat, 19 raste në Malësi e Madhe, Sarandë, 15 raste në Kamëz, 12 raste në Kukës, 10 raste Vau i Dejës, 8 raste Rrogozhinë, Mat, Gramsh, 7 raste në Divjakë, Konispol, 6 raste Pogradec, Dimal, 5 raste në Mallakastër, Kuçovë, 4 raste në Has, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Peqin, 3 raste në Fushë-Arrëz, Shijak, Patos, Tepelenë, Belsh, 2 raste në Vorë, Përmet, Memaliaj, Korçë, Devoll, Poliçan, Skrapar, 1 rast në Pukë, Tropojë, Klos, Selenicë, Finiq, Këlcyrë, Dropull, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.
Ndërsa, aktualisht janë 10,592 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 100 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Sa i përket rasteve fatale, nuk mundën që ta fitonin betejën me virusin një qytetare 64 vjeç nga Elbasani, një qytetare 70 vjeç nga Fieri dhe një qytetar 75 vjeç nga Berati. Të shëruarit për sot ishin 475 duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,276 që nga fillimi i epidemisë.
