Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Shtator 2021, 15:03

A do e shohim Ledjanën në 'Big Brother VIP'

Që pas konfirmimit se "Big Brother VIP" do të nisë në tetor, shumë përdorues të rrjeteve sociale po kërkojnë të dhëna për të zbuluar emrat që do të jenë pjesë e shtëpisë së famshme.

Duke qenë produkt i Top Channel, shumë aluduan se pjesë e show-it do të jenë edhe disa ish-konkurrentë të “Për’puthen”. Këtu u përmend edhe emri i Ledjana Prenga.

Një ndjekës e pyeti Ledjanën se a do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”, por ajo u përgjigj prerë me një “JO”.