Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Shtator 2021, 15:03

E paragjykuan për lidhjen, por futbollisti afrikan e bën të lumtur Adrianën me surprizën romantike

Adriana Matoshi dhe futbollisti afrikan Keith janë përballur me shumë paragjykime për lidhjen e tyre, por pavarësisht këtyre çifti po e shijon lidhjen e tyre.

Se fundmi Keith e ka surprizuar Adrianën me një darkë romantike, nga e cila ajo ka postuar disa foto duke u shprehur e lumtur që ka një partner si Keith e duke dhënë një mesazh për ata që i urrejnë.

"Çdo herë surprizohem nga ky njeri i mrekullueshëm. I uroj çdo femre në këtë botë një burrë që e trajton ashtu siç ai e bën. Vërtetë është bekim nga Zoti/ Për të gjithë ata që urrejnë, keni kujdes, jeni duke urryer një dhuratë nga Zoti”, shkruan Adriana.