Organizata Botërore e Shëndetësisë nga të dhënat nga terreni konfirmon se një variant i ri të koronavirusit, është shfaqur fillimisht në Kolumbi dhe më pas në Amerikën Latine dhe së fundmi në Europë.
I emërtuar si mutacioni “B.1.621” apo varianti “M”, është më rezistent ndaj vaksinave dhe më agresiv krahasuar me variantin “Beta”.
“Që prej rastit të parë të variantit “M” të shfaqur në Kolumbi në janar të vitit 2021, ka patur edhe shpërthime të tjera të këtij mutacioni edhe në vende të tjera të Amerikës Latine dhe Europë. Megjithatë, prevalence e këtij mutacioni në botë tani është 0.1 për qind, në Kolumbi 39 për qind dhe në Ekuador, 13 për qind”, raporton OBSH.
Mutacioni “M” i koronavirusit është i pesti prej varianteve të ndryshme të tij të shfaqura deri më tani. Më herët, bota u njoh me variantet “Alfa”, që u shfaq në Belgjikë dhe Britani të Madhe; “Beta” që u shtri në një total prej 141 shtetesh; “Gama” në 91 shtete dhe varianti indian “Delta” që po përhapet në 170 shtete.
Burimi: abc
