Nga Shqipëria / E Martë 31 Gusht 2021, 22:10

E trishtë/ Biznesmeni shqiptar humb jetën nga Koronavirusi në moshë të re

Koronavirusi i ka marrë jetën në moshë të re biznesmenit shqiptar nga Kosova, Faton Hotit. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, me anë të postimeve në rrjete sociale.

“I trishtë është lajmi për vdekjen e hershme të afaristit nga Skenderaj, Faton Hoti. Fatoni ishte djalë shumë i respektueshëm e punëtor i madh. Kishte natyrë të hareshme e mirësjellje me të gjithë. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë. Në këto momente të rënda, u dërgoj ngushëllimet me të thella familjes Hoti, shoqërisë e dashamirëve. U prehtë në paqe!”, ka shkruar deputeti Sami Lushtaku.

Ngushëllimet i ka shprehur dhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

"Edhe një djalë i ri i Drenicës e paska humb betejën me Covidin. Fatoni ishte djalë i jashtëzakonshëm e punëtorë. Do ti mungojë shumë qytetit e miqve. Ngushëllimet më të përzemërta familjes e atyre që e njohën. Shpirti i tij u prehtë në parajsë!”, ka shkruar ajo.