Nga Shqipëria / E Martë 31 Gusht 2021, 15:03

Pas ndarjes, Oriola i tregon Erosit çfarë humbi

Oriola marashi dhe Eros Grezda nuk janë më bashkë. Lajmin e konfirmoi pak ditë më parë edhe futbollisti. Ndërsa Oriola ka vendosur të reagojë përmes fotove që ka publikuar në Instagram.

Modelja është shfaqur topless duke vënë në pah trupin me linja perfekte, si për t'i treguar Erosit çfarë humbi. 

Ndërkohë Eros pak ditë më parë për "Panorama" u shpreh: “Shpresoj që të jetë hera e fundit që unë flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë”.