Vetëm pak ditë pasi Valdrini dhe Edita u gëzuan me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, një lajm i zi i ka trishtuar të gjithë. Në mënyrë të papritur është ndarë nga jeta babai i Editës.

Lajmin e kanë konfirmuar përmes postimeve në rrjete sociale Edita dhe Valdrini.

“Oh bre bab me shkuarjen tënde shkoi edhe gjysma ime. Përjetësisht në zemrën tem bab”, është shprehur Edita me një foto të babait të ndjerë dhe vajzës Bella.

“Papritmas na le Eki… Editës ju pre buzëqeshja, ju shua feneri i jetës përgjithmonë. Bellës do ti mungojë përjetësisht gjyshi i saj i preferuar dhe Paris nuk do ketë fatin që ta mbaje qoftë dhe vetëm një herë në krahë. Po na le për një botë më të mirë me kujtime dhe mbresa të bukura si njeriu i jashtëzakonshëm që ishe dhe do të jesh gjithmonë për ne!”, shkruan Valdrini.


