Nga Shqipëria / E Martë 31 Gusht 2021, 10:10

Fishekzjarre dhe gjuajtje me kallash, talebanët festojnë largimin e amerikanëve

Mrëmë në mesnatë ushtari i fundit amerikan la tokën afgane. Ashtu sikurse kishte paralajmëruar SHBA u tërhoq nga Afganistani, duke respektuar afatin e vendosur më 31 gusht. Pasi ushtarët amerikanë u larguan, talebanët u futën në aeroportin e Kabulit, duke e marrë nën kontroll.

Video të postuara në rrjet treguan luftëtarët talebanë që gjuanin me mitralozët e tyre në qiell në shenjë feste, brohorisnin dhe pozonin për fotografi dhe eksploronin pjesën tjetër të aeroportit.

Në Kabul nuk munguan edhe fishekzjarret.