Në 24 orët e fundit vihet re një rënie e numrit ditor të të infektuarve. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 4,532 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë për virusin 486 qytetarë. Ndërsa humbjet e jetës për sot janë tre.
Rastet pozitive janë në këto bashki: 140 raste në Tiranë, 51 raste në Vlorë, 32 raste në Durrës, 27 raste në Fier, 24 raste në Lezhë, 19 raste në Elbasan, 17 raste në Shkodër, 15 raste në Berat, 13 raste në Vau i Dejes, 10 raste në Kukës, Kurbin, Kavajë, Lushnje, Korçë, Kuçovë, 9 raste në Peqin, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Krujë, 6 raste në Tropojë, Divajkë, 5 raste Malësi e Madhe, Kamëz, Sarandë, 3 raste në Shijak, Dibër, Bulqizë, Librazhd, 2 raste në Pukë, Fushë- Arrëz, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Has, Patos, Këlcyrë, Memaliaj, Devoll, Poliçan, Prrenjas.
Sa i përket qytetarëve që nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen, bëhet fjalë për një 63-vjeçar nga Elbasani, një qytetare 80 vjeç nga Berati dhe një qytetare 92-vjeçare nga Vlora. Aktualisht janë 9,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
