Nga Shqipëria / E Hënë 30 Gusht 2021, 17:05

Nëse ke gjoks të vogël, do ndihesh me fat kur të lexosh pse vuan Armina

Armina Mevlani ka bërë një intervistë me ndjekësit në Instagram duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre e një prej ndjekësve e pyet për diçka që ajo donte ta ndryshonte tek vetja.

“E dimë qe e do veten siç je (e bukur), por çfarë është e vetmja gjë që do doje të mos e kishe ose do doje ta ndryshoje?”, ishte pyetja e ndjekësit dhe Armina me sinqeritet tregoi se ka dy gjëra që do donte të ndryshonte, një prej tyre gjoksi.

Nëse disa vajza do thonin se ajo është me fat, Armina shprehet se shpina i dhemb shumë.

“Do doja mos kisha mjekër të dyfishtë dhe të kisha gjoks pak më të vogël, sepse shpina më dhemb shumë”, u përgjigj Armina.