Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet këtë të hënë për të bërë një rishikim të masave kufizuese në fuqi, për shkak të rritjes së rasteve me COVID në vendin tonë.
Aktualisht ora policore në vend vijon të jetë nga ora 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit, ndërsa muzika lejohet deri në 23:00. Hapja e shkollave është shtyrë për në datën 27 shtator, ndërsa ky muaj është edhe muaj i hapur vaksinimi.
Aktualisht në vendin tonë janë 9230 raste active me COVID. Në 24 orët e fundit u shënuan 768 raste të reja dhe 2 viktima.
