Nga Shqipëria / E Hënë 30 Gusht 2021, 09:09

Mbërrijnë 150 afganë të tjerë në Shqipëri

Ka mbërritur sot në vendin tonë grupi i radhës me refugjatë nga Afganistani. 150 qytetarë afganë mbërritën në aeroportin e Rinasit.

Abc raporton se avioni i ardhur nga Abu Dabi është ulur në pistë rreth orës 05:00 të mëngjesit. 103 persona janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteljere në Durrës.

Në total janë 607 qytetarë afganë të ardhur në Shqipëri 4 ditët e fundit.