Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare artisti i madh, Sherfi Merdani. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga miq dhe artistë në rrjetet sociale.
“Kohë ikjesh? Do ketë deri dikur kohë në të cilën vihet dhe iket, por ky brez dhe historitë e tyre me gjasa nuk do përsëriten më…
Për talentin dhe dënimin absurd të tij është folur shumë dhe nuk po e përsëris. Ishte ikonë e brezit të vet dhe la pas interpretime të paharruara. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve! Zoti të pastë në Mëshirën e Vet, Sherif Merdani!”, ka shkruar Sidrit Bejleri.
Gjithashtu, artisti Miron Kotani e ka cilësuar si një humbje të madhe në botën e artit.
“Zë brilant që nuk u harrua për asnjë çast nga publiku, pavarësisht peripecive e dënimit pas Festivalit të 11- të. Si bashkëkohës me Tonin Tërshanën, Liljana Kondakçi, etj.ai skaliti emrin e tij në fondin e artë të muzikës së lehte shqiptare duke sjellë risi dhe ishte mjaft modern për kohën, duke interpretuar dhe këngë të huaja për artdashësit. Do ta quaja pa frikë Tom Xhonsoni shqiptar,” shkruan ai veç të tjerash.
